![Njësia Speciale bojkoton “Darkën e Lamës”, shkak mosplotësimi i kërkesave të tyre nga shteti Njësia Speciale bojkoton “Darkën e Lamës”, shkak mosplotësimi i kërkesave të tyre nga shteti](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/06/policia-njesia-speciale-1024x650-1.jpg)
Nën patronatin e presidentes së Kosovës, në qendrën e njësive speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Enver Zymberi”, është organizuar sot “Dita e Falenderimeve”, apo siç njihet ndryshe “Darka e Lamës”.
Megjithatë, siç mëson lajmi.net, këtë organizim që sivjet si asnjëherë më parë është mbajtur në kampin policor, e kanë bojkotuar pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, e njohur ndryshe edhe si FIT.
Deri te ky vendim mësohet se ka ardhur si shkak i pakënaqësisë së pjesëtarëve për shkak të mospagesës së rrezikshmërisë dhe mosrealizimit të kërkesave të tjera të këtij njësiti nga shteti.
Lajmi.net ka kontaktuar edhe me kryetarin e Sindikatës së Policisë, Imer Zeqirin, por i njëjti ka thënë se nuk ka marrë pjesë në “Darkën e Lamës”, ndaj dhe nuk mund ta konfirmoj një informacion të tillë.
“Unë vetëm e di që është organizu kjo “Darka e Lamës”. Për veti nuk kam marrë pjesë se kam qenë në Gjakovë. Kurdo që të kem ndonjë informacion për këtë që i thoni, do t’ju kontaktoj”, ka thënë Zeqiri përmes telefonit.