18.2 C
New York
Wednesday, September 17, 2025

Buy now

Njësia Speciale bastis në tri komuna: Arrestohen 5 persona, sekuestrime armësh dhe municionesh

- Advertisement -

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Organizuar dhe Korrupsionit (DHKOKR), në koordinim me Prokurorinë, ka realizuar dje (16.09.2025) një aksion në Shtime, Lipjan dhe Drenas, ku janë bastisur pronat e pesë personave të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Gjatë bastisjeve, policia ka gjetur dhe sekuestruar: një armë automatike AK-47, pushkë e gjatë me dylbi, një pushkë gjuetie, një revole, 116 fishekë, tetë fishekë me gaz, dy pushkë ajrore dhe pesë telefona.

Pesë personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës njofton se veprimet hetimore do të vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë.

Të ngjashme

Të fundit