Gazetari nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, i cili dilte nëpër me kriminelin Voislav Sheshel, ka bërë një status linçues ndaj 10 gazetarëve në Kosovë.
Behluli, që dikur thoshte se Kurti “e ka krytë kompjuter”, ka thënë Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Adriatik Kelmendi, Vehbi Kajtazi, Lirim Mehmeti dhe disa të tjerë janë kaceri i shoqërisë kosovare.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këta gazetarë duhet të eliminohen për të ndalur fuqizimin e tyre.
Në statusin e tij, Behluli ka postuar edhe fotografitë e gazetarëve në fjalë dhe emrin e mediave që udhëheqin.
“Nëse vetëm pak ja keni haberë profesionit të gazetaris e keni kuptu si funksionojnë këta profiterat medial, njëri prej tyne e publikon një Lajm tendencioz, të gjithë pas e publikojnë të njejtin Lajm vetëm ja ndryshojnë titullin. Nëse njërit prej ktyne ju zbulohet naj aferë, të gjithë këta tjerët pastaj i dalin në mbrojtje! Këta janë kancer i shtetit të Kosovës dhe çka është më e keqja shumë jan forcu, nuk nalen, e vetmja mundësi me ja nal hovin e zullumit është sikur Bullgaria dhe Rumania qysh i ka eliminu kriminelët në prag të antarsimit në BE”, ka shkruar Behluli.