Arsim Emini, është vendosur përfundimisht në krye të Spitalit të Gjilanit. Ai sipas kandidatëve pjesëmarrës në konkurs nuk i ka qenë i kualifikuar për këtë pozitë. Ata kishin hedhur dyshime edhe për afërsi të Eminit me partinë në pushtet, por ankesat e tyre janë refuzuar duke i hapur rrugë Eminit të marrë zyrtarisht këtë detyrë.
Lidhur me pretendimeve e kandidatëve për drejtor të Spitalit të Gjilanit, se mjeku që u zgjodh në krye të këtij insitucioni Arsim Emini se nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se ka afërsi me partinë në pushtet, komisini i ankesave ka marrë vendim.
Milaim Kosumi, në një prononcim për Gazetën Insajderi, ka thënë se ankesa e tij dhe kandidatëve të tjerë lidhur me dyshimet rreth konkursit është refuzuar.
“Ne kemi qenë në pritje të përgjigjes për ankesat tona që kemi bërë në emër të grupit, për parregullsitë në konkurs, por tash na është dhënë njoftimi se ankesa na është refuzuar”, tha Kosumi.
Rrjedhimisht, pas refuzimit të ankesave të kandidatëve në pozitën e drejtorit të Spitalit tani është zyrtarisht Arsim Emini. Ai është zgjedhur në krye të këtij insitucioni në muajin mars të këtij viti.
Gazeta Insajderi ka raportuar se si katër kandidatët për drejtor të spitalit në Gjilan, Besim Maliqi, Milaim Kosumi, Mirvete Kurteshi dhe Halil Ajvazi, në ankesën e tyre kishin kërkuar anulimin e konkurst me pretendimin se Arsim Emini nuk plotëson kriteret e kërkuara. Sipas tyre, Emini nuk e ka të kryer as magjistraturën e doktoraturën, por është vetëm specializant.
Ata hidhnin dyshime gjithashtu edhe për afërsinë e tij me kryesuesen e bordit të Shërbimit Spitalor të Kosovës, (ShSKUK), Agreta Gecaj – Gashi.
Veç kësaj, bordi i SHSKUK-së e ka vendosur edhe një përkrahës tjetër të LVV-së në krye të Spitalit të Pejës.
Bëhet fjalë për Fazli Shalën, kirurgu i cili në vitin 2020 i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa dy vite më vonë u bë edhe drejtor i spitalit të Pejës.