Ward Ferdinandusse është zëvendës-kryeprokuror në Hagë, praktikisht njeriu i dytë i prokurorisë për nga rëndësia. Ai ka shpërndarë një intervistë të avokatit Andrew Cayley, ku kritikohet rëndë qasja e presidentit Trump në raport me Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Mediumet e ndryshme në Kosovë vazhdimisht kanë raportuar për përfshirjen e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në aktivitete me përmbajtje politike.
Përpos shpërndarjes së shkrimit, Ward Ferdinandusse ka bërë edhe një përshkrim në tekstin e shpërndarë.
“Një intervistë tronditëse me Andrew C. (Cayley) rreth kohës së tij në GJPN, ndikimit të sanksioneve dhe vendimit të tij për t’u larguar”, shkruan Ferdinandusse.
Cayley mbikëqyri hetimin për krime lufte të dyshuara nga Izraeli dhe Hamasi për GJND-në dhe ishte i dërguari i kryeprokurorit Karim Khan për të hetuar Izraelin dhe Hamasin.
Sipas tij, kur ish-kryeprokurori i GJNP-së, Karim Khan, bëri publik lajmin se ata kanë kërkuar urdhër-arrest për për udhëheqësit izraelitë dhe komandantët e Hamasit, atëherë ai u ballafaqua me presionet.
Ai filloi të merrte telefonata anonime dhe kërcënuese duke i thënë “je në një pozicion shumë të rrezikshëm”. Dhe verën e kaluar, policia dhe shërbimet holandeze të sigurisë u shfaqën në gjykatë për ta paralajmëruar se ai ishte në rrezik të konsiderueshëm. “Ata thanë se duhet të kontrollojmë apartamentin tënd dhe duhet të vendosim alarme në të gjitha dritaret franceze, hekura nëpër dritaret e çatisë dhe se ke nevojë për një derë të përforcuar antiplumb”, kujton Cayley. “Ishte shumë e frikshme”, tha ai.
Në këtë artikull të shpërndarë nga Ferdinandusse ndër të tjera thuhet se stafi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare është duke marrë pushim mjekësor sepse ndjehen në ankth nga sanksionet e presidentit Trump.
Sanksionet e vendosura nga Donald Trump në javët e tij të para në detyrë janë shtrirë përtej Khan për të përfshirë katër gjyqtarë. Cayley thotë se kjo po ka një efekt stresues tek njerëzit në GJND. “E di që ka një numër mjaft të konsiderueshëm që janë në leje mjekësore nga gjykata. Mund ta ndjesh ankthin në vend”, thotë ai. /Demokracia/