Elvis Hoxha, anëtar i kryesisë së LVV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar takimin e të dërguarit të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Hoxhës, ambasadori francez në Beograd dhe ai amerikan, Christopher Hill, po konkurrojnë se kush e ka më mirë me Vuçiqin.
Në shkrimin e tij, Hoxha ka bërë një pretendim të çuditshëm.
“Sepse serbët e dinë se dashuria e rusëve i bën më joshës se ç’janë në të vërtetë për perëndimorët. Pa rusët, serbët do të ishin jashtë vëmendjes. Me respektin për serbët, perëndimorë, amerikanë apo francezë, fuqizojnë edhe më shumë ndikimit rus në Ballkan.” – shkroi Hoxha.