Zgjim Hyseni nga PSD dhe Shkëlzen Gashi, analist, janë përplasur goxha shumë gjatë emisionit të fundit të Pressingut në T7.
I titutlluar “Ultimatumi i BE-së për Kurtin”, Hyseni ishte përball Gashit. E qëndrimet e tyre diametralisht të kundërta, natyrshëm sollën edhe përplasje të ashpra. Një e tillë ngjau krejt në fund të debatit.
Gashi e quajti Hysenin, ndonëse pa ia përmendur emrin, si “njëri të traumatizuar”.
“Nuk duhet me kanë në studiot televizive ambiente për terapi, a po kupton? Duhet me kanë, njerëzit që janë të traumatizuar duhet me ndërru radikalisht dietën, ushqimin, duhet me bo sport.” – ishte deklarata e Gashit, që kohë më parë kishte bërë edhe një analizë “urinore”.
Ndërsa i shpejt në reagim ishte edhe z. Hyseni, i cili e quajti Gashin “megafon të Qeverisë Kurti”.
“Ti je megafon i Qeverisë” – i tha Hyseni, Gashit.