4.9 C
New York
Thursday, December 5, 2024

Buy now

“Njeri i mirë e profesionist i rrallë i gazetarisë”, miqtë e kolegët ngushëllojnë për vdekjen e gazetarit Gashi

- Advertisement -

Ka ndërruar jetë gazetari i njohur kosovar, Zjiadin Gashi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Kolegët e miqtë që kanë punuar me gazetarin Gashi kanë ngushëlluar për vdekjen e tij.

Gazetari Agron Halitaj ka thënë se Zijadin Gashi ishte profesionist i madh i gazetarisë e mik i mire.

“Sot iku në botën tjetër një njeri i mirë, një mik, një koleg e një profesionit i madh i gazetarisë. Iku në përjetësi në njeri me karakter të fort, i urtë dhe i dashur për shoqërinë. Iku një njeri i devotshëm për punë dhe i përkushtuar për familjen. Iku Zijadin Gashi- Ziga, me të cilin punuam gjatë kohë dhe kishim plane së bashku. Ikja e tij do të lë boshllëk të madh në mesin tonë. Ikja e tij e hershme është humbje e madhe për gazetarinë në Kosovë”, ka shkruar Halitaj.

Për vdekjen e Gashit ka shkruar edhe gazetari Valmir Gallopeni, i cili kishte punuar me Zijadin Gashin.

“Sot, nga kjo botë u largua miku ynë Zijadin Gashi! Një lajm që kurrë nuk do të doja ta dëgjoja, nuk po mundem ta besoj që Ziga nuk është më në mesin tonë. Një njëri i qetë dhe i matur, profesionist i rrallë i fushës së gazetarisë. Humbje e madhe për të gjithë. Për shumë kohë punuam bashkë, bashkë e realizuam njërin nga projektet më të dashura për ne “Res/Publika”, intervistë kjo të cilën po e prisnim momentin e duhur për ta rikthyer përsëri në ekran. Na le një boshllëk që nuk do të mund ta mbushim dot. Lamtumirë mik!”, ka shkruar Gallopeni.

Ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Një njeri i mirë e i urtë na paska lënë sot. Zijadinin e kam njohur gjatë. Si gazetar, gjithmonë e ka ruajtur korrektësinë dhe profesionalizmin. Ngushëllime familjarëve dhe kolegëve. Pusho në paqe Zijadin Gashi”, ka shkruar ajo.

Telegram ngushëllimi ka publikuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Zijadin Gashi

Ka vdekur në moshën 51-vjeçare gazetari kosovar, Zijadin Gashi.

Gashi pati një karrierë të gjatë e të përkushtuar në fushën e medias. Ai ka qenë pjesë aktive e gazetarisë kosovare para dhe gjatë luftës, dhe punoi në disa mediume të shkruara, elektronike dhe televizive në Kosovë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, këtë vit Gashit i ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë në gazetari, para dhe gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998-99.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka ngjallur dhimbje dhe pikëllim të madh te familja, miqtë dhe kolegët, të cilët kujtojnë me respekt punën dhe pasionin e tij për profesionin.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit