Agim Bahtiri, ish kryetari i Mitrovicës është deklaruar me fjalë të mëdha për kryetarin e NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limën.
Bahtiri është pyetur rreth intervistës së Fatmir Limajt, i cili e la të hapur mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, çka shkaktoi debat të gjerë në vend.
Bahtiri thotë se çmon Fatmir Limën, duke e cilësuar si njeri i luftës e i paqes.
Fatmiri ka qenë njeri i luftës, i paqes, njeri që e çmoj, edhe s’muj me thonë kurgjo tjetër”, tha Agim Bahtiri.
Tutje ai tha se lidhur me mundësinë e koalicionit, do ta marrin vendimin si parti.
“Une nuk jam ma Agim Bahtiri, por jam deputet i Republikës së Kosovës, dhe ne marrim një vendim si parti, me institucionet të cilat do t’i krijojmë së shpejti”, tha Bahtiri për T7.
Tutje ai thotë se 100përqind është i sigurtë që Qeveria Kurti po formohet.