19.3 C
New York
Monday, May 26, 2025

Buy now

Njerëzit që zgjohen para orës 7 të mëngjesit janë më të lumtur

- Advertisement -

Personat që zgjohen herët në mëngjes kanë më shumë gjasa të ndihen të lumtur dhe të shijojnë një shëndet më të mirë. Kështu thonë disa studime të fundit.

Sipas studimeve, ata që zgjohen para orës 7 raportojnë nivele më të larta të emocioneve pozitive, kënaqësi nga jeta dhe më pak raste të depresionit dhe ankthit.

Studiuesit theksojnë se një rutinë e rregullt në mëngjes, veçanërisht ajo që fillon herët, mund të përmirësojë jo vetëm mirëqenien psikologjike, por edhe funksionimin e përgjithshëm të trupit dhe mendjes gjatë ditës.

Ky përfitim mendohet të lidhet edhe me faktin që zgjimi herët ndihmon në rregullimin e orës biologjike, duke krijuar një ndjenjë të qetësisë, kontrollit dhe përgatitjes për sfidat e ditës.

Të ngjashme

Të fundit