Kreu i AKR’së Behgjet Pacolli duket se nuk i ka kaluar inati me personat që ia kthyen shpinën e u treguan “mosmirënjohës” ndaj të mirave që ai iu kishte dhënë.
Rastin e fundit e kishte me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci me të cili kishte disa polemika përmes rrjeteve sociale.
Ndërkohë, statusi i fundit i Behgjet Pacollit tregon zhgënjimin e tij me njerëzit që ia keqpërdorën mirësinë.
Si ndan edhe një shprehje që gjyshi i tij i kishte thënë: Njerëzit më të lig janë ata që të mirën ta kthejnë me të keq dhe mirësinë tënde e shohin si dobësi.
Statusi i plotë:
Gjyshi im më thoshte se “njerëzit më të lig janë ata që të mirën ta kthejnë me të keq dhe mirësinë tënde e shohin si dobësi.”
Njerëzit harrojnë se ndihma që u ofron meriton të kthehet në të njëjtën formë! Pavarësisht nga situatat, natyra ka mënyrat e saj për t’u hakmarrë ndaj këtyre njerëzve të lig, në një formë ose në një tjetër.
Ne, nga ana jonë, duhet të vazhdojmë të jemi shpirtmirë.