-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

“Njerëz të tillë s’kanë vend në Lëvizje”, Haxhiu reagon pasi VV-ja e përjashtoi Mujecin nga partia

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi Komisioni Disiplinor i LVV-së mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga anëtarësia dhe gjithë strukturat e saja.

Mujeci, i cili është në mandatin e dytë si asamblist i LVV-së në Prishtinë, u kap mbrëmë në Tiranë bashkë me katër persona të tjerë, me 11 mijë e 300 tableta ekstazi, me peshë prej mbi 5.090 kilogramë në vlerë rreth 400 mijë euro.

Sipas Haxhiut, njerëz të tillë nuk kanë vend në LVV, transmeton Paparaci. Më tej, ajo shtoi se veprimet që çuan në arrestimin e Mujecit janë krime të rënda.

“Komisioni Disiplinor mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë duhet ta marrin dënimin e merituar”, shkroi ajo në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit