“Njerëz me qëllime të rrezikshme”: Murati beson se Osmani e pati fjalën për deputetët që nuk qëndruan në sallë

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se situate aktuale politike erdhi si pasojë e “njerëzve të papërgjegjshëm me qëllime të rrezikshme”.

Sipas tij, Osmani e ka pasur fjalën për deputetët që nuk qëndruan në sallë gjatë seancës të së enjtes.

‘’Po besoj e ka pas fjalën për deputetët që nuk kanë nejt në sallë, se ata e kanë sjellë rezultatin ku pamundësohet zgjedhja e presidentit. Po tash dueht ta pyesni atë në lidhje me cilësimet që ka dhanë dhe kë ka mëndu, por unë me aq sa dëgjova tha ‘’ata që pamundësuan zgjedhjen e presidentit dhe sollën punën këtu sollën punën këtu’’. Personat që janë përgjegjës që kanë pamundësu zgjedhjen e presidentit, janë deputetët që s’kanë qëndruar në sallë, për mendimin tim, leximi im është ky’’, tha ai në Pressing.

Këtë deklaratë, më herët e komentoi edhe kryeministri Albin Kurti.

“Nëse zonja Presidente nuk ka folur me emra, unë nuk e di pse ju shkon mendja tek unë. Por edhe nëse ju keni të drejt, duhet ta pyesni atë.” – tha ai.

Të ngjashme

Të fundit