26.7 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Një vit nga vrasja e Auron Thaqit, nëna e tij rrëfen dhimbjen dhe kërkon drejtësi

- Advertisement -

Auron Thaqi mbeti i vdekur më 7 korrik të vitit 2024, pas u plagos rëndë me thikë.

Nëna e tij, Esmarije Gashi në emisionin “Kosova Today” mes lotëve tha se në gjyq nuk po ka drejtësi.

“Në të tretën seancë kam parë diçka, nuk i lanë gazetarët t ë hynë brenda, kjo ngjarje iu duk sikur me pre një pulë. Edhe mua më kanë qit jashta”, tha Gashi.

Ajo rrëfen se si Auroni ka qenë gjashtë vjeç kur babai i vdiq, pasi u godit nga një veturë.

“Vinte më thoshte ‘mami mos u mërzit, unë kam me të këqyr kur rritna’. Ai vdiq vetë”, u shpreh tutje Gashi, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, zonja Esma thotë se ka një person të tretë në vrasjen e djalit të saj, ku dy prej tyre tashmë veç janë kapur nga policia, dhe bëhet fjalë për Enes Ay dhe Hajrullah Brcanin.

Nëna e Auronit tregon dhe mesazhet që ka shkëmbyer me Hajrullahun, pas vdekjes së djalit të saj.

Sakaq, një vit më parë, në rastin e caktimit të paraburgimit për dy të dyshuarit, Gjykata e Prizrenit Gjykata kishte vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

I pandehuri: E.A., me datë 06 korrik 2024, rreth orës 23:50, në Prizren, me anë të mjetit të rrezikshëm, i shkakton lëndim trupor personit tjetër dhe për pasojë shkakton vdekjen e tij, në atë mënyrë që paraprakisht takohen me viktimën A.Th., nga Prizreni me ç’rast viktima ia kërkon telefonin të pandehurit me qëllim që ta njoftojë shokun e tij – të pandehurin H.B., dhe pasi që ky i fundit vjen me veturën e tij në lokacionin në fjalë, i pandehuri ulet në ulësen e pasme të automjetit, derisa viktima në ulësen e përparme dhe pas një konfrontimi verbal me njëri – tjetrin, dalin nga vetura, me ç’rast i pandehuri me përdorimin e një mjeti të mprehtë, e godet viktimën në pjesën e përparme të këmbës (femurit) së djathtë të tij dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ku për pasojë, viktima nga plagët e marra pasi fillimisht pranon ndihmën mjekësore pranë Qendrës Emergjente në Prizren, dërgohet më pas pranë QKUK-së në Prishtinë, ku edhe ndërron jetë si pasojë e plagëve dhe lëndimeve të pësuara.

Këso dore ka kryer veprën penale: Lëndimi i rëndë trupor (që ka rezultuar me vdekjen e një personi). I pandehuri: H.B., me datë 06 korrik 2024, rreth orës 23:55, në Prizren, nuk i ofron ndihmë personit jeta e të cilit ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa rrezik të madh për veten, në atë mënyrë që pasi ishte duke e bartur viktimën A.Th., në veturën e tij të markës ‘……….. me targa të regjistrit: ……….., duke e ditur se ky i fundit ishte plagosur rëndë me anë të mjetit të rrezikshëm nga i pandehuri E.A:, nuk e dërgon të njëjtin pranë ndonjë institucioni të kujdesit shëndetësor, por e nxjerrë nga vetura dhe e lë në rrugë – në afërsi të rrethit të lagjes ‘’Bazhdërhane’’ në Prizren dhe vazhdon rrugën me veturën e tij në drejtim të lagjes ‘’Ortakoll’’, ku si pasojë e plagëve dhe lëndimeve të pësuara viktima A.Th., ndërron jetë pranë QKUK-së në Prishtinë.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Të ngjashme

Të fundit