6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Një vit nga kidnapimi i policëve të Kosovës, Serbia nuk u ndëshkua

- Advertisement -

Si çdo ditë tjetër, policët Rifat Zeka, Beqir Sefini dhe Mustafa Shemi edhe mesditën e 14 qershorit të vitit të 2023, po ruanin kufirin e Kosovës me Serbinë.

Por brenda territorit të shtetit tonë, konretisht në lokacionin e quajtur Tresave/Bare ata ishin rrëmbyer nga xhandarmëria e Serbisë, ku ishin vendosur pranë një rruge të bllokuar kundër kontrabandës.

Pak pas rastit, pjesëtarë të njësive shtesë të Policisë kishin shkuar në vendin e ngjarjes, por kishin gjetur veturën zyrtare, por jo edhe kolegët.

Një vit pas kësaj shkeljeje të sovranitetit të Kosovës, Serbia nuk ka dhënë përgjegjësi, pavarësisht pretendimeve se policët kishin kaluar vijën kufitare.

Institucionet kosovare kishin hedhur kategorikisht poshtë një mundësi të tillë, duke thënë se kidnapimi ka ndodhur thellë brenda territorit të Kosovës.

Për disa ditë, gjendja e policëve në moshë dhe me probleme shëndetësore, nuk dihej.

Të nesërmen, Qeveria mblodhi Këshillin e Sigurisë, por pas saj kryeministri Albin Kurti shfaqi habi me atë që e quajti heshtje të ndërkombëtarëve.

“Cili është kuptimi që të nesërmen e një ngjarje e cila nuk ishte në mbrëmje por në mesditë, KFOR-i nuk del me një shpjegim zyrtar se ku është ky vend, ky vend qartazi është në Republikën e Kosovës”, kishte Kurti.

Kidnapimin, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla e kishte vlerësuar si hakmarrje të Serbisë, pasi një ditë më herët Policia e Kosovës kishte arrestuar një nga kokat kryesore të krimit në veri, Milun Milenkovoiq, i njohur si Llune.

Pas kësaj konference, KFOR-i që veprimin e cilësoi si arrestim, tha se nuk ishte prezent në zonën ku ndodhi rasti. Ky mision i NATO-s nuk ka nxjerrë ndonjëherë një sqarim se ku kishte ndodhur akti i rrëmbimit.

SHBA-ja, shtetet tjera të QUINT-it, dhe BE-ja, kërkuan lirimin e menjëhershëm të policëve, por institucionet serbe i mbajtën ata nën arrest për plot 12 ditë, për t’i liruar më 26 qershor.

Por për këtë akt agresion, Serbia nuk u ndëshkua nga bashkësia ndërkombëtare, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit