10.2 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Një vit në pozitën e kryetarit në Zubin Potok, Zeqiri: Ndryshimi është i madh

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, pasi që janë bërë një vit që është në detyrën e kryetarit të kësaj komune, ka thënë se ndryshimi prej fillimit e deri tash është i madh.

“Janë bërë një vit që kur jemi në detyrën e kryetarit të Komunës së Zubin Potokut, ndryshimi nga fillimi deri më tani është shumë i madh, them se bie që atëherë kur ne i morëm detyrat dhe e filluam punën u përballëm me revolta të mëdhaja të ndikuara nga shteti serb përmes grupeve kriminale me të cilat u ballafaquan policia, ne si kryetar e ju i gazetar me kundërshtimet deri me gjujtjet me armë drejt nesh mirëpo nuk kemi pësuar ndonjë lëndim,” tha Zeqiri në “Debat Plus”.

Sipas Zeqirit, detyra si kryetar i Komunës së Zubin Potokut ka qenë e vështirë në tremujorshin e parë të vitit të kaluar.

“Në komunën e Zubin Potokut janë mbi 12 serbë të pranuara, polic të rinj dhe punojnë çdo ditë, unë e shoh një gjendje më normale, qarkullimi është më i lirë, gjendja është nën kontrollë,” shtoi Zeqiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit