5.2 C
New York
Tuesday, November 18, 2025

Buy now

Një vajzë 14-vjeçare theret me thikë në një shkollë të Prizrenit

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një shkollë fillore në Prizren, ku një mosmarrëveshje mes dy të miturve ka përfunduar me plagosje me thikë.

Gjatë incidentit, një vajzë 14-vjeçare është therur me mjet të mprehtë dhe menjëherë është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për Klankosova.tv se i dyshuari, një djalë 12-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor.

“Më datë 17.11.2025, rreth orës 12:55, është raportuar për një mosmarrëveshje mes dy të miturve në një shkollë fillore në Prizren, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur mjet të mprehtë duke e plagosur tjetrin. Viktima vajzë (14 vjeçare) është dërguar në Emergjencën Spitalore në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. I dyshuari ( 12 vjeç ), është sjellë në stacion policor nga familjarët dhe me të janë merr hetuesit e delikuencës së të miturve. Të dy janë nxënës të shkollës së njëjtë. Rasti është në trajtim”, deklaroi Bytyqi për Klankosova.tv.

Të ngjashme

Të fundit