Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një shkollë fillore në Prizren, ku një mosmarrëveshje mes dy të miturve ka përfunduar me plagosje me thikë.
Gjatë incidentit, një vajzë 14-vjeçare është therur me mjet të mprehtë dhe menjëherë është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për Klankosova.tv se i dyshuari, një djalë 12-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor.
“Më datë 17.11.2025, rreth orës 12:55, është raportuar për një mosmarrëveshje mes dy të miturve në një shkollë fillore në Prizren, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur mjet të mprehtë duke e plagosur tjetrin. Viktima vajzë (14 vjeçare) është dërguar në Emergjencën Spitalore në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. I dyshuari ( 12 vjeç ), është sjellë në stacion policor nga familjarët dhe me të janë merr hetuesit e delikuencës së të miturve. Të dy janë nxënës të shkollës së njëjtë. Rasti është në trajtim”, deklaroi Bytyqi për Klankosova.tv.






