3.1 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

Një udhëtare ndalohet me 120 boksa me cigare në aeroportin e Prishtinës, ishte nisur për në Londër

- Advertisement -

Gjatë ditës së djeshme (02.03.2025), rreth orës 11:00, një udhëtare shtetase nga Shqipëria u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për tentativë – kontrabande cigare.

Nëpërmjet një bashkëpunimi të shkëlqyer ndërinstitucional dhe analizës së avancuar nga stafi i X-Rey, autoritetet zbuluan një çantë krahu të mbushur me pako cigare.

Pas kontrollit të mëtejshëm, u konstatua se udhëtarja kishte dorëzuar edhe një valixhe me cigare të padeklaruara në check-in. Në total, u sekuestruan 104 bokse cigare “Malboro e kaltër” dhe 20 bokse “Karelia Slims”, të cilat kishin banderola të shtetit të Shqipërisë. Të gjitha paketat u sekuestruan dhe rasti iu dorëzua Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme.

Ky rast është një tjetër sukses i bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional, duke demonstruar angazhimin e institucioneve kosovare për luftën ndaj kontrabandës dhe rritjen e sigurisë në kufi.

Njoftimi i plotë:

Me datën 02.03.2025, rreth orës 11:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem

Jashari”, si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional, sigurimit të informacioneve nga zyrtarë doganorë dhe në bashkëpunim me stafin e X-Rey të aeroportit, në shkuarje për në Londër është

ndaluar një femër e cila kishte në posedim një çantë krahu, të cilën dyshohej se e kishte të mbushur me pako të cigareve. E njëjta është kontrolluar nga ana e zyrtarëve të X-Rey në prezencë të zyrtarëve kompetentë, ku në bazë të aparatit të kontrollit është detektuar se në çantën e krahut ka një sasi të konsiderueshme të pakove me cigare.

Udhëtarja femër shtetase nga Shqipëria, dyshohej se përpos çantës së krahut që kishte me vete, ajo në check-in në aeroport, kishte dorëzuar edhe një valixhe në të cilën dyshohej se posedonte po ashtu pako me cigare. Udhëtarja e ndalur është dërguar në zyrën e doganës për të vazhduar me procedurat e mëtejme, ku pas kontrollit edhe të valixhes së dorëzuar në check-in, e njëjta ka rezultuar se posedon pako me cigare. Pas kontrollit janë sekuestruar gjithsej 104 boksa (shteka) cigare “Malboro e kaltër” dhe 20 boksa “Karelia Slims” me banderola të shtetit të Shqipërisë, të cilat ishin të padeklaruara në Doganën e Republikës së Kosovës. Pakot e cigareve janë sekuestruar dhe rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës për veprime të mëtejme sipas procedurave të parapara ligjore.

Institucionet e Kosovës vazhdojnë bashkëpunimin, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të kontrabandës së mallrave.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit