18.3 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

“Një tragjedi e madhe për familjen”, mesazhi që shkroi Rama në nderim të gjyqtarit Kalaja

- Advertisement -

Në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, u mbajtën sot homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një sulmi me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ndodhej në krye të detyrës.

I pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, i cili la edhe një mesazh në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin e ndjerë, shkruan tch.

Rama shkroi se vrasja e gjyqtarit të Apelit është një tragjedi e madhe jo vetëm për familjen dhe kolegët, por edhe për shtetin.

“Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin, u prehtë në paqe dhe të rroni e ta kujtoni gjithnjë”, shkroi Rama.

Të ngjashme

Të fundit