Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se një nga punëtorët e saj është larguar përkohësisht nga puna.
Bëhet fjalë për E.M., vendimi për të cilin u mor sot.
Paraprakisht, “Trepça” njoftoi për pezullimin e 12 punëtorëve të tjerë.
Sipas kësaj ndërmarrjeje, vendimi për pezullim është marrë pasi ndaj të njëjtëve është ngritur aktakuzë.