11.8 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Një tjetër plagosje ndodhi sonte në Prishtinë

- Advertisement -

Një person tjetër ka mbetur i plagosur nga armët e zjarrit në orët e mbrëmjes në kryeqytet.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës për teve1.info ka njoftuar se rasti i parë është regjistruar rreth orës 19:30.

“Sot rreth orës 19:30, policia ka marrë informatën se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, u bë e ditur se aktualisht hetuesit policorë në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast i cili është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit