Home Lifestyle Kuriozitete Një tjetër mungesë kërcënon botën

Një tjetër mungesë kërcënon botën

0
Një tjetër mungesë kërcënon botën

Bregu i Fildishtë duhet të prodhojë 100,000 tonë më pak arrë kokosi në shkurt dhe mars sesa në të njëjtën kohë të vitit të kaluar, njoftuan eksportuesit nga ai vend, dhe një nga arsyet kryesore për rënien e prodhimit është temperatura e lartë dhe reshjet e pamjaftueshme, pra pak shi.

Agjencia thekson se në periudhën e ardhshme pritet një rendiment prej rreth 150 mijë tonë arrë kokosi, ndërsa vitin e kaluar rendimenti ishte rreth 250 mijë tonë. Sezoni i korrjes së kokosit në Bregun e Fildishtë zgjat nga tetori deri në mars.

Një burim i paidentifikuar në një firmë eksportuese të kokosit i tha Reuters se shumë fermerë në të gjithë vendin nuk kishin më arrë kokosi për të korrur gjatë dy muajve të ardhshëm.

“Sapo u ktheva nga fusha dhe mund t’ju them se praktikisht nuk ka më arrë kokosi për të korrur. Në dhjetor, ne prisnim të mblidhnim rreth 200,000 ton arrë kokosi. Megjithatë, është më realiste që ky numër të jetë rreth 140- 150 mijë”, tha burimi.

Fermerët pohojnë se problemi i veçantë ishte se nuk kishte pasur shumë shi që nga nëntori dhe se vapa, si të thuash, “vrau” kokosin.

Këshilli i Kafes dhe Kokosit u detyrua që në nëntor të vitit të kaluar të rishikonte projeksionin për sezonin 2024/25 dhe të zvogëlonte rendimentin e pritshëm.

Një situatë e ngjashme në tregun botëror për shkak të kushteve atmosferike është edhe me kakaon dhe kafenë.

Exit mobile version