Edhe pse është një gjest i ndodhur 3 ditë më parë, momenti në fjalë është bërë viral ditën e sotme. Në rrjetet sociale ka qarkulluar videoja gjatë momentit ku Kejvina ka godiur me shuplakë në fytyrë Luizin. Për të mos mbaruar këtu, ajo tenton për të dytën herë për të bërë të njëjtën gjë dhe i vetmi që e ka ndaluar ka qenë Bjordi. Ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë kanë qenë prezentë, asnjëri nuk ka reaguar.
Momenti në fjalë ka ndodhur gjatë transmetimit të show-t të shtunën e kaluar pas debatit të ashpër mes Luizit dhe Kejvinës. Në momentin e shuplakës linja ka qenë në studio ku po komentohej debati i dyshes dhe për këtë arsye nuk ka arritur të shfaqet live në ekran.
Edhe për këtë rast, shumë personazhe të njohur shqiptarë kanë reaguar duke dënuar zhunën fizike.
Në promon e spektaklit të sotëm bëhet me dije se në shtëpi ka mbërritur “zarfi i zi” për një nga banorët, e pas kësaj që ka ndodhur, më e rrezikuara nga ky zarf është Kejvina.