Nick Cannon ka folur për festat famëkeqe të Sean ‘Diddy’ Combs’ në të cilat ka marrë pjesë kur ishte vetëm 16 vjeç.
“Po them të vërtetën. Më kujtohet që qëndroja jashtë duke u përpjekur të futesha në një festë këtu në Nju Jork”, tha aktori 44-vjeçar për “Breakfast Club” të premten.
” Të gjithë po shkonin”, shtoi ai. “Ishte si videoja e ‘One More Chance’ . Ishte gjë e vërtetë”.
Videoklipi i përmendur nga Cannon ishte për një këngë të Notorious BIG, e cila u zhvillua në një festë të mbushur plot në Nju Jork.
“Festimet e Bad Boy ishin zyrtarisht në Nju Jork në fund të viteve ’90”, përshkroi aktori, duke pretenduar se të gjithë shkonin në festat e tij. “Bad Boy Records” quhet kompania diskografike e themeluar nga Diddy.
Komentet e Cannon vijnë pasi një avokat me bazë në Teksas që mbikëqyr më shumë se 100 padi për sulme seksuale kundër Combs pretendoi se ka shumë njerëz të profilit të lartë të lidhur me krimet e supozuara.