Beatrix Ramosaj shkëlqeu me paraqitjen mbrëmjen e djeshme në spektaklin e Big Brother VIP. Në panelin e ish konkurrentëve ishte dhe Semi Jaupaj, mikesha e ngushtë e Bora Zemanit. Megjithëse, kanë pasur një raport të mirë gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së famshme, vajzat nuk flasin më me njëra-tjetrën pasi Trixa u lidh me Donaldin.
Së fundmi, Beatrix ka ndarë një mesazh që i vëllai, Albani i ka dërguar gjatë mbrëmjes. “Vriti me mirësi”, ka shkruar ai. Kjo është parë si një këshillë mbi qëndrimin e Beatrix ndaj Semit pasi kjo e fundit nuk ka kursyer mimikat mospërfillëse ndaj fjalëve të ëmbla të Beatrix drejtuar Donaldit. Pas këtij mesazhi, Trixa ka pasur dhe disa fjalë për të vëllain.

“Ai është shoku im më i mirë përgjithmonë. Është gjysma ime më e mirë, më bën më të fortë, më shtyn të jem versioni më i mirë i vetes. Nuk e di ku do të isha pa ty. Ai më ka ndihmuar të shoh përtej errësirës, gjithmonë duke më udhëhequr se ku kam nevojë të jem dhe jam përherë falenderuese që e kam në jetën time. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dashurinë që ndajmë. Jam shumë falenderuese për ty”.
