0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Një tërmet prej 4.1 shkallësh të Rihterit e godet Kosovën, epiqendra në Prizren

- Advertisement -

Një tërmet prej 4.1 shkallësh të Rihterit e goditi Kosovën para pak minutash (01:46:05).

Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) bëri të ditur se epiqendra e dridhjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.

Tërmeti i regjistruar ishte në një thellësi prej pesë kilometrash, sipas EMSC-së.

Dridhjet u ndjenë edhe në disa qytete tjera të Kosovës si dhe në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut, siç konfirmuan disa qytetarë në rrjetet sociale.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit