Ai tha se strukturat e PDK-së janë të një konsistence të plotë në qëndrimet e tyre dhe se fryma e stabilitetit do të vazhdojë në takimet e ardhshme.
“Po, ne mbajtëm një takim të radhës të Kryesisë së Partisë Demokratike në serinë e takimeve dhe mbledhjeve të përjavshme që i mbajmë, pastaj varësisht nga dinamikat institucionale ndonjëherë i mbajmë edhe më shpesh. E ngjashme ishte edhe kjo e sotme, ku ne diskutuam për tema të shumta në kuadër të aktualitetit dhe zhvillimeve politike në vend dhe njëra prej temave po ashtu ishte edhe ajo e procesit të zgjedhjes së presidentit”.
Ai u pyet edhe për një takim të mundshëm sot të PDK-së me Kurtin.
“Jemi në pritje, do të shohim, do jeni të informuar për epilogun e atij takimi”, tha ai.






