1.4 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Një studim thotë se qumështi i gjirit vret bakteret e rrezikshme

- Advertisement -

Sheqernat në qumështin e gjirit ‘vrasin’ bakteret rezistente ndaj antibiotikëve, kanë zbuluar shkencëtarët.

Sipas studiuesve, sheqernat mund të përdoren në vend të antibiotikëve në luftën kundër rezistencës antimikrobike, që është kur bakteret dhe mikrobet e tjera ndryshojnë dhe ndalojnë së reaguari ndaj ilaçeve.

GBS është një lloj i zakonshëm i baktereve që mund të shkaktojë helmim të gjakut, meningjit dhe lindje të vdekur dhe është gjithnjë e më rezistente ndaj ilaçeve.

Hulumtimi, i paraqitur në konferencën e Shoqërisë Kimike Amerikane, zbuloi se sheqernat e qumështit të gjiri ishin në gjendje të vrisnin infeksionet bakteriale në indet e njeriut në laborator.

Sheqernat u testuan edhe tek minjtë shtatzënë dhe u zbulua se ndalonin përhapjen e infeksionit.

Gjetjet shtojnë dëshmi të rëndësisë së qumështit të gjirit në mbrojtjen e foshnjave nga infeksionet dhe sëmundjet, dhe gjithashtu sugjerojnë se qumështi i gjirit mund të përdoret për të zhvilluar ilaçe.

Sheqernat gjithashtu veprojnë si një probiotik duke mbështetur rritjen e baktereve të mira, të cilat luftojnë bakteret e këqija.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit