Në mbledhjen e tij të djeshme, Bordi Ekzekutiv i Partisë FDP Qyteti i Cyrihut vendosi për tre kandidatë të cilët do t’ua propozojë delegatëve të FDP Qytetit të Cyrihut për nominim në Këshillin (ekzekutivin) e Qytetit të Cyrihut më 4 shtator. Përveç kandidaturave për këshilltar të Qytetit që janë Michael Baumer dhe Marita Verbali, kjo parti ka nominuar për Këshilltari të Qytetit dhe kandidat për kryebashkaik, Përparim Avdilin.
Komiteti rekomandon Përparim Avdilin si kandidat për President të Qytetit, kryebashkiak thuhet në një komunikatë për media, të dërguar nga kjo parti.

Në vazhdim komunikata prezanton tre kandidatët duke vlerësuar profilet e tyre për postet që propozohen.
Në ptrezantimin që i bëhet Përparim Avdilit, veç tjerash thuhet se ai është “një njeri veprues me një shtysë krijuese për Këshillin e Qytetit të Cyrihut:
“Cyrihu duhet të bëhet përsëri një metropol inovativ ekonomik, kulturor dhe i dijes, një vend i gjallë i diversitetit dhe progresit. Kjo kërkon një kryetar bashkie të përkushtuar që e bën këtë premtim të prekshëm në jetën e përditshme – me mundësi të drejta për strehim, në punë dhe në lagjet tona..
Ndërsa vetë Avdili, duke prezantuar në mediat socile këtë kandidim, veç tjerash ka shkruar:
Jam rritur në Cyrih, fëmijë i një familjeje emigrantësh. Kam bërë shkollimin në Altstetten dhe Albisrieden dhe ende luaj rregullisht futboll me miqtë e mi në lagje. Herë pas here, madje shikojmë ndonjë ndeshje futbolli në Letzigrund. Duhet pranuar, me një preferencë të lehtë për klubin e qytetit.
Pas përfundimit të trajnimit tim tregtar, fillova karrierën në qendrën financiare të Cyrihut. Sot, jam Drejtor Financiar i kompanisë jofitimprurëse të trajnimit libs, e vendosur në Cyrihun Verior, ku mbështesim 1,500 praktikantë në industritë mekanike, elektrike dhe metalike në karrierën e tyre.
E dua atë që bëj dhe e dua këtë qytet. Dhe kam rrënjë të thella këtu.
Por: Qyteti ka qenë thjesht vetëm i administratuar për vite me radhë. Pa guxim. Pa ngjyrë. Pa shpirt. Dua që Cyrihu të vazhdojë të zhvillohet.
Që Cyrihu të lulëzojë. Që Cyrihu më në fund të perceptohet si një metropol.Prandaj, dua një qytet që ka një ndjenjë qëllimi. Një fund të mënyrës administrative të viteve të fundit. Nëse duam të jemi të rëndësishëm, duhet të jemi të dukshëm dhe të dëgjueshëm. Të dukshëm dhe të dëgjueshëm si një qytet kozmopolit, i larmishëm, krijues dhe i guximshëm. Kjo kërkon lidership – me vizion, empati dhe entuziazëm…”, shkruan veç tjerash kandidati i FDP-së për kryebaskiuak të Cyrihut, Përparim Avdili./albinfo.ch/