Një ish-drejtues i FSHF-së do të jetë në krye të organizmit spanjoll të Kupës së Botës 2030.
Organizimi i Kupës së Botës 2030 në Spanjë tani ka një drejtues të ri pas largimit të Maria Tato-a më 26 mars. Ky është shqiptari Eduard Dervishaj, i njohur si “Edi” në botën e federatave të futbollit dhe atë të UEFA-s dhe FIFA-s.
Edi ka mbi 35 vjet përvojë në futbollin ndërkombëtar brenda FIFA-s, UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ku ishte Sekretar i Përgjithshëm midis viteve 1992 dhe 1997, pasi shërbeu si trajner dhe lojtar i Dinamos.