Më 20 dhjetor 2024, aktorja e njohur Blake Lively ngriti një padi për ngacmim seksual dhe hakmarrje në Departamentin e të Drejtave Civile të Kalifornisë, duke pretenduar se Justin Baldoni kishte krijuar një mjedis pune armiqësor gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”. Më pas, më 31 dhjetor 2024, Lively depozitoi një padi në Gjykatën e Nju Jorkut kundër Baldoni, kompanisë së tij të prodhimit “Wayfarer” dhe ekipit të tij të marrëdhënieve me publikun, duke i akuzuar për hakmarrje dhe përpjekje për të dëmtuar reputacionin e saj.
Si kundërpërgjigje, Baldoni mohoi akuzat dhe ngriti një padi për shpifje me vlerë 400 milionë dollarë. Situata u komplikua më tej kur në dokumentet ligjore u përmend emri i Taylor Swift, duke shkaktuar një krizë të madhe të miqësisë mes saj dhe Lively-t. Këngëtarja, e njohur për miqësinë e ngushtë me aktoren, u distancua menjëherë nga situata. Sipas Baldonit, Swift ishte e pranishme në një takim në shtëpinë e Lively-t, ku ajo e përshkroi Blake dhe bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds, si ‘dragonjtë’ e saj, një koment ky që, sipas tij, çoi në prishjen e miqësisë.

Marrëdhënia mes dy ikonave të Hollywood-it u përkeqësua kur Swift ndjeu presion për të mbështetur publikisht Lively-n, një gjë me të cilën nuk ishte dakord. Si pasojë, këngëtarja ndërpreu çdo kontakt me aktoren, duke i dhënë fund një miqësie gati dhjetëvjeçare.
Nga ana tjetër, Lively vazhdoi të ruajë marrëdhënie të mira me miqtë e saj të ngushtë. Aktorja Salma Hayek foli për “E! News”, duke theksuar miqësinë e saj të fortë me Lively-n. Ajo rrëfeu se fëmijët e saj kalojnë kohë të mrekullueshme me ‘tezen’ e tyre Blake dhe se ata flasin spanjisht shumë mirë, veçanërisht djali i saj dyvjeçar, Olin. Hayek vlerësoi guximin dhe autenticitetin e Lively-t, duke përmendur se ajo vazhdon të shkëlqejë pavarësisht sfidave.