24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Një romance e re po lind mes Meryl Streep dhe Martin Short

- Advertisement -

Duket se ka disa të vërteta në thashethemet, që nisën të qarkullonin që nga festa gala e Golden Globes disa javë më parë, ku Meryl Streep dhe Martin Short u panë të ishin shumë të afërt dhe duke biseduar me të qeshura në tryezë gjatë ceremonisë.

Ata u nominuan për pjesët e tyre në serialin “Only Murders in the Building”, me aktorin e humorit dhe aktoren ikonike, e cila ishte e ftuara speciale e sezonit të tretë.

Në ekran ka një romancë mes të dyve, por në realitet duket se ka edhe diçka më shumë, pavarësisht se vetë Short tha për revistën “People” se të dy ishin “shokë shumë të mirë dhe asgjë më shumë”.

Megjithatë realiteti thotë të kundërtën, pasi kimia që shfaqin kur shfaqen së bashku në ekran dhe afërsia që ata shprehin në miqësinë e tyre, ka vazhduar të nxisë thashethemet se ka vërtet diçka mes aktores së famshme 74-vjeçare dhe komedianit 73-vjeçarit, deri në atë pikë sa, tashmë, të dy janë kapur duke darkuar së bashku.

Jackie Hoffman, e cila merr pjesë në film, së fundmi tha për “Page Six” mendimet e saj për romancën dhe dyshimet e saj nëse ka diçka mes tyre.

“E kam parë atë kimi platonike, por nuk mendova se ata po takoheshin, ” tha ajo.

Ajo me shaka shtoi: “Ai është gjithmonë shumë aktiv dhe nuk mund ta imagjinoj Meryl ta durojë atë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit