15.5 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Një rikthim i fuqishëm i Klajdi Musabelliut në muzikë! Ja çfarë do të sjellë ai për publikun…

- Advertisement -

“Unë e kam thënë pafund që në këtë “Big Brother” mua mu rikthye buzëqeshja.”

Në çdo edicion të “Big Brother VIP” muzika ka gjithmonë një vend shumë të rëndësishëm dhe sigurisht këtë vit mes një numri shumë të madh artistësh dhe me një kitarë banorët kanë dhuruar spektakël duke risjellë hite në një mënyrë mjaft të veçantë.

Duke marrë parasysh këtë edhe në “Big Brother Radio” me Klajdi Musabelliun, Petro Xhorin, Orgito Dapajn dhe Ergys Shahun një emision që këtë të enjte iu dedikua vetëm muzikës së BBV. Performanca live ishin të paharrueshme dhe nuk duhen humbur.

Elona e pyeti Klajdin se si ka ndikuar BBV në rikthimin e Klajdit në muzikë dhe ai u përgjigj duke thënë se dhe ai u përgjigj duke thënë se:

Unë nxjerr këngën e re me Irkencin. E kam kënduar edhe në “Portokalli” ekskluzive. Pas kësaj pres edhe bashkëpunime me çunat, me Petron. Avash – avash.

Më tej Klajdi shtoi se:
Unë e kam thënë pafund që në këtë “Big Brother” mua mu rikthye buzëqeshja. Edhe pse nuk qesha ndoshta aq sa duhej apo sa doja por sigurisht që mora një frymëzim shumë të madh. Shumë shtysa kam marrë në këtë Big Brother.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit