Një qytetare ka gjetur një shumë prej 470 eurosh në një parking të një qendre në Ferizaj dhe e ka dorëzuar në Polici.
Sipas njoftimit zyrtar, fillimisht nuk dihej se kujt i përkisnin paratë, por gjatë ditës në stacionin policor u paraqit ankuesja D. F. nga Kaçaniku, e cila raportoi humbjen e shumës.
Pas verifikimeve, Policia konfirmoi se bëhej fjalë për të njëjtën shumë, dhe paratë iu kthyen pronarit legjitim të martën.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetaren M. Thaqi për gjestin e saj human dhe shembullor, e cila dëshmon nivel të lartë përgjegjësie qytetare dhe bashkëpunim të ngushtë me policinë”, theksohet në njoftim.






