22.3 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Një qytetar me numër nga Bosnja po prezantohet në emrin e Veton Elshanit, po kërkon para

- Advertisement -

Dy qytetarë nga Mitrovica e Jugut, të mërkurën, kanë raportuar për një rast mashtrimi, ku një person i panjohur u kishte kërkuar para duke u prezantuar rrejshëm si Veton Elshani, zëvendës komandant i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Jugut.

Sipas ankuesve, i dyshuari, përmes aplikacionit Viber, u kishte kërkuar një shumë prej 1 mijë euro, duke thënë se kishte një fëmijë të sëmurë dhe se i duheshin para për shërim.

“Nga dy qytetarët (biznismen) nga Mitrovica, i dyshuari ka arritur që njërin nga ta, ta bind që t’i dërgoj një shumë prej 1000 euro përmes Mony Gram në llogarinë 17437638 me destinacion Bosna dhe Hercegovina”- thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se, në lidhje me rastin dy ankuesit janë intervistuar, ndërkaq njësia e hetimeve po merret me rastin.

Përmes këtij njoftimi, organet e rendit njoftojnë se kanë qëllim parandalimin e ndonjë mashtrimi tjetër.

Të ngjashme

Të fundit