Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” historia e tij e dashurisë me Loredanën ka qenë në qendër të vëmendjes, por edhe pas përfundimit të reality show-t, marrëdhënia e tyre ka ngjallur interes të madh. Jozi vendosi që të sqaronte gjithçka sot ekskluzivisht në radio. I pyetur nga Ronaldo, Jozi ka folur gjithashtu në lidhje edhe me historinë që po përflitet mes Loredanës dhe Don Xhonit pasi së fundmi me komentet e tyre në rrjetet sociale kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Ronaldo e ka pyetur Jozin nëse do të pranonte që bënte një bashkëpunim me Don Xhonin dhe ai ëhtë përgjigjur duke thënë se nëse projekti do të ishte i mirë po.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Do ta bëje një këngë me Don Xhonin nëse ai të fton?

Jozi: Djali është artist i mirë shumë, në varësi të projektit dhe nëse më rri mirë pse jo?

Ronaldo: Po nëse ai që koncepton videoklipin do që të marrë edhe Loredanën dhe ju të dy të këndoni?

Jozi: Do të kishte aksion. 

Ronaldo: Si do të ndaheshin personazhet?

Jozi: Si mendon ti?

Ronaldo: Se di.

Jozi: Sepse ka gjithmonë kryesor edhe…

Ronaldo: Them si do të ndaheshi rolet, ti dhe Don Xhoni kundrejt Loredanës? Kë mendon ti se ajo do të zgjidhte në fund të këtij filmi?

Jozi: Atëherë…ishalla i ka sytë në ballë siç i ka pasur në fillim.