Një qytetarë me inicialet A.P, ka gjetur një kuletë me shumë prej 525 euro dhe dokumente tjera duke i dorëzuar në stacionin policor.
Policia, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka konfirmuar se personit të cilit i kishte humbur kuleta ka qenë shtetas i Shqipërisë me inicialet A.D .
Kuleta është dorëzuar në stacionin policor në Prizren.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Qytetari dorëzon në Polici të hollat e gjetura
Prizren, 15 mars 2024
Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet A.P., ka gjetur një kuletë me shumë prej 525 euro, 6100 Lekë Shqiptar para metalike prej 1 dollari Amerikan si dhe dokumente personale: (Letërnjoftimin dhe Patën shoferin).
Ai menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren .
Personit që i kishte humbur kuleta ishte A.D, nga Republika Shqipërisë.
Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin A.P., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë.