Nga sot një pjesëtar i shoqatës së të shurdhërve është punësuar në ndërmarrjen publike ‘’Termokos’’
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje Fisnik Osmani.
‘’Termokos, kujdeset të ofrojë mundësi të barabarta, sepse të tillë jemi para ligjit dhe para Zotit. Avniu, prej sot është kolegu ynë më i ri në ngrohtore! Avniu është 35 vjeçar dhe nga viti 1999 është pjesë e Shoqatës së të Shurdhërve në Prishtinë’’, ka bërë të ditur Osmani.
Më tutje Osmani ka thënë se Avniu, si pjesë e ekipit tonë në Departamentin e Administratës do të kujdeset për mirëmbajtjen e oborrit dhe kopshtit tonë.