Policia e Kosovës (PK) njofton se një person ka raportuar se ka pranuar një mesazh, me të cilin një i dyshuar e ka shantazhuar duke i kërkuar para në mënyrë që të mos ia publikojë një video intime.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:10, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Rasti është iniciuar si “Shantazh”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka pranuar një mesazh në rrjetin social nga një i dyshuar i panjohur i cili i ka kërkuar një shumë parash në mënyrë që të mos i publikon një video intime. Sipas ankuesit pagesën duhet ta bënë online pasi të arrin jashtë RKS-së. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.