Home Lajme Një person në Prizren gjendet i vdekur afër objektit ku punonte, policia po heton rastin

Një person në Prizren gjendet i vdekur afër objektit ku punonte, policia po heton rastin

0
Një person në Prizren gjendet i vdekur afër objektit ku punonte, policia po heton rastin

Një person është gjetur pa shenja jete të premten në një afërsi të një objektit në Prizren.

Policia thotë se kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ndihmën e shpejtë dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Sipas familjarëve ai ka qenë punëtorë ndërtimi në kompani.

“Prizren  25.08.2023 – 15:00-21:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të një objektit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, i cili sipas familjarëve kishte qenë punëtorë ndërtimi në kompani”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Exit mobile version