24.9 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

Një person në Gjilan kapet me mbi 22 mijë euro dhe mallra të ndaluara për tregti

- Advertisement -

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan pasi në automjetin e tij janë gjetur mallra të ndaluara për tregti, konkretisht cigare të llojeve të ndryshme pa banderola, si dhe një shumë prej 22 mijë 515 euro para të gatshme.

Rasti është trajtuar nga Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës. Sipas informacioneve zyrtare, me vendim të prokurorit, automjeti së bashku me mallrat është dorëzuar në Doganë, ndërsa shuma e parave është sekuestruar përkohësisht, deri në verifikimin e prejardhjes së tyre.

I dyshuari, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij po zhvillohen hetime për veprimtari të ndaluar tregtare dhe shmangie nga detyrimet doganore.

Të ngjashme

Të fundit