2.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Një person në Deçan tenton të vetëvritet, dërgohet në QKMF

- Advertisement -

Një person ka tentuar të vetëvritet mbrëmë në fshatin Kodrali të komunës së Deçanit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se lajmi është bërë i ditur nga deklaratat e familjarëve pasi ai ka shkuar i lënduar në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

“Mbrëmë rreth orës 20:40 minuta nga Qendra e Mjekësisë Familjare jemi njoftuar se kanë pranuar një person të lënduar. Menjëherë Policia ka dalë në vendngjarje ku dhe kuptuan nga deklarata e familjes së personit se i njëjti ka tentuar të vetëvritet. Viktimës i është bërë tretmani mjekësor dhe momentalisht është në gjendje stabile”, u shpreh Gashi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Tentim vetëvrasje’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit