Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi që derisa ishte duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga një lartësi dhe ka marrë lëndime në kokë.
Viktima, si pasojë e lëndimit në kokë është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.
Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë, në Suharekë. Ndërsa, në Policinë e Kosovës ky rast është iniciuar “Lëndim aksidental”.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
“LËNDIM AKSIDENTAL- Suharekë 10.062023 – 12:00. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga një lartësi dhe është lënduar në kokë. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.