-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Një person i dyshimtë e fotografon tinëzisht vëllain e ish-presidentit, merret në pyetje nga policia

- Advertisement -

Një qytetar ka denoncuar me anë të një statusi në orët e para të mesnatës një sjellje policore pasi pretendon se është “legjitimuar në kafe për një foto”. Ky person ka pretenduar se ishte ai viktima në këtë rast megjithëse ai kishte bezdisur tjetrin, pasi personi “qenka vëlla i një personi të akuzuar për krime lufte” siç është shprehur i bindur se kjo po i jepka të drejtën.


Nuk dihet se çka saktësisht nënkupton “legjitimimi” por z. Rozhaja pretendon se “dy patrolla të policisë” i kishin ardhur në kafeteri pasi i kishte bërë fotografi Gani Thaçit, vëllait të presidentit Hashim Thaçi.

Vet personi në fjalë, pasi kishte rënë në sy për këto sjellje të dyshimta, ka treguar në shkrimin e tij se nuk kishte opinion miratues për personin që po e fotografonte.

Ai ka kërkuar përgjigje për sjelljen e policisë nga kryeministri Kurti, ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti.

Rozhaja nuk ka raportuar për sjellje të keqe apo keqtrajtim nga ana e tyre.

“Gani Thaçi është i vëllai i të dyshuarit për krime lufte,” – ka shkruar ai i indinjuar si arsyetim të vetin. Madje me një shprehje vulgare është arsyetuar më tej se mendon se i takon ta fotografojë atë dhe ai nuk ka të drejtë të ankohet.

https://www.facebook.com/dugi.r/posts/10226355558688903

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit