5.5 C
New York
Thursday, March 5, 2026

Buy now

Një person gjendet pa shenja jete në “Lagjen e Muhaxherëve”

Një person pa shenja jete është gjetur mëngjesin e sotëm në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë .Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, ka pohuar ajo.

Ahmeti tha se Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Të ngjashme

Të fundit