Një person është dërguar në Spitalin e Prizrenit nga ekipi i urgjencës pa shenja jete.
Sipas familjarëve i ndjeri kishte pasur probleme shëndetësore.
Mjeku kujdestar ka konstatuar se është vdekje natyrale.
Rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë:
HETIM I VDEKJES- Rr. Petro Nini Luarasi, Prizren 05.04.2024 – 00:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga ekipi i urgjencës është dërguar në emergjencën e spitalit pa shenja jete. Sipas familjarëve i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën. Sipas mjekut kujdestar është vdekje natyrale. Rasti nën hetime. /Lajmi.net/