Një oficer i policisë lokale në Butler të Pensilvanisë e pa atentatorin, Thomas Mathew Cooks, 20 vjeç, pak para se të qëllonte ish-presidentin e SHBA, Donald Trumpin të shtunën gjatë mitingut elektoral të këtij të fundit, por nuk ishte në gjendje ta ndalonte atë, tha sherifi i kontesë së Butler, Michael T. Slupe në një intervistë me The Washington Post.
Slupe tha se oficeri po ekzaminonte zonën pasi kishte kërkesa nga forcat e rendit për të identifikuar një person të dyshimtë i cili mund të përbënte rrezikshmëri për sigurinë e eventit.