11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Një numër i madh i policëve obligohen ta deklarojnë pasurinë në APK

- Advertisement -

Është hera e parë që hetuesit e policisë, udhëheqësit e ndërrimeve e komandantët e stacioneve, janë të obliguar për të deklaruar pasurinë. Ndryshe nga vitet e kaluara kur deklarimin e kanë bërë vetëm drejtorët e departamenteve në polici, sivjet numri i zyrtarëve policor që do të deklarojnë pasurinë është i lartë.

Këtë e ka kërkuar Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) dhe thirrjes së këtij institucioni iu kanë përgjigjur gati të gjithë zyrtarët policor që e kanë për obligim deklarimin e pasurisë.

Drejtori i Agjencisë, Yll Buleshkaj, në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se këtë vit janë shtuar disa subjekte të reja me rreth 4 mijë zyrtarë që e kanë për obligim deklarimin e pasurisë.

“Këtu hyjnë një numër i policëve hetues, zyrtarëve doganor, ATK, zyrtarë të licencimit dhe disa kategori tjera”, ka thënë Buleshkaj.

Ai ka thënë se janë edhe rreth 100 zyrtarë policor që ende nuk e kanë deklaruar pasurinë, mirëpo të njëjtëve u është dhënë afat edhe pak ditë për të deklaruar atë.

Buleshkaj ju bën thirrje të gjithë zyrtarëve publikqë deklarimin vjetor të pasurisë ta bëjnë saktë dhe brenda afateve ligjore dhe  ri-kujton masat ndëshkimore ndaj zyrtarëve publik të cilët nuk i zbatojnë detyrimet ligjore për deklarimin e pasurisë.

“Rikujtojmë, që për vonesa deri në 15 dite, ligji parasheh shqiptimin e gjobës mandatore deri 500 euro, në rast të mos deklarimit të pasurisë, përveç gjobës, do të përgatiten edhe kallëzime penale dhe mund të dënohen me burgim deri 3 vite, ndërsa në rast të deklarimit të rremë, ndaj zyrtarëve do të  përgatiten kallëzime penale dhe mund të dënohen me gjobë dhe burgim deri 5 vite”, ka bërë thirrje Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj.

Brenda vitit do të bëhet verifikimi i të gjithë atyre zyrtarëve që iu bie shorti për tu verifikuar.

“Shorti do të jetë i brendshëm, pra nuk do të bëhet publik emri i zyrtarit që do të verifikohet. Ndërsa mënyra e verifikimit është e njëjtë sikurse viteve të kaluara”, ka thënë Buleshkaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit