Mësohet se kush do të ndajë drejtësinë në ndeshjen mes Kosovës dhe Lituanisë.
Bëhet fjalë për norvegjezin, Kristoffer Hagenes i cili do të referojë për herë të parë në Ligën e Kombeve.
Hagenes, gjatë karrierës së tij ka referuar në ligën norvegjeze, në Ligën e Konferencës dhe disa ndeshje kualifikuese të kampionatit Evropian të grupmoshave U-17, U-19 dhe U-21.
Kujtojmë që Kosova, sonte pret në “Fadil Vokrri”, Lituaninë me ndeshjen që zhvillohet në orën 20:45.